Bota

Tentuan të kalonin Kanalin Anglez me gomone, humbin jetën tagjikisht dy emigrantë

Gjithashtu rreth 50 emigrantë u shpëtuan nga gomonia dhe më pas u kthyen në Francë.

11 Gusht 2024, 16:48 Nga E. D
Tentuan të kalonin Kanalin Anglez me gomone, humbin jetën tagjikisht
fotot ilustruese

ANGLI- Dy emigrantë kanë humbur jetën duke u përpjekur të kalonin Kanalin Anglez. Incidenti tragjik ndodhi sot, tha një zëdhënës i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu rreth 50 emigrantë u shpëtuan nga gomonia dhe më pas u kthyen në Francë.

“Mund të konfirmojmë se ka pasur një incident tragjik në Kanal që përfshin një varkë të vogël në ujërat franceze, e cila ka rezultuar në humbjen e dy jetëve. Kjo tragjedi e fundit nënvizon rreziqet e tmerrshme të kalimeve me varka të vogla dhe ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar kriminelët e pashpirt që shfrytëzojnë njerëzit e pambrojtur. Mendimet tona janë me të prekurit," tha zëdhënësi i qeverisë britanike.  

Sipas Observatorit të Migracionit, 12,646 mbërritje me varka të vogla u zbuluan në gjysmën e parë të vitit 2024, 16% më shumë në gjysmën e parë të 2023.

 

emigrante viktima

Sondazh

Poll