Bota

"Koha për të finalizuar marrëveshje"/ Scholz: Armëpushimi në Gaza do të ishte një hap vendimtar drejt depërshkallëzimit të situatës në rajon

Scholz gjithashtu bëri të qartë se qeveria gjermane dënon fuqishëm kërcënimet nga Irani, Hezbollahu në Liban dhe të tjerët ndaj sigurisë së Izraelit dhe qytetarëve të tij. 

11 Gusht 2024, 16:16 Nga E. D
"Koha për të finalizuar marrëveshje"/ Scholz:
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu shqetësimin për rrezikun e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme gjatë një bisede telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. 

Scholz gjithashtu bëri të qartë se qeveria gjermane dënon fuqishëm kërcënimet nga Irani, Hezbollahu në Liban dhe të tjerët ndaj sigurisë së Izraelit dhe qytetarëve të tij. 

Gjatë bisedës telefonike mes dy liderëve, Scholz theksoi se një armëpushim në Gaza do të ishte një hap vendimtar drejt një de-përshkallëzimi në Lindjen e Mesme.

“Kancelari gjerman theksoi se ka ardhur koha për të finalizuar marrëveshjen për lirimin e pengjeve dhe zbatimin e një armëpushimi, ndërsa këmbënguli se fundi i luftës në Gaza do të jetë një hap vendimtar drejt një de-përshkallëzimi në rajon”, tha Wolfgang Bichner.

olaf scholz

Sondazh

Poll