Aktualitet

Ndezi zjarr me qëllim djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore por asfiksohet nga tymi, ndërron jetë 75-vjeçari në Sukth

Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

10 Gusht 2024, 14:15 Nga S.B
Ndezi zjarr me qëllim djegien e mbetjeve të prodhimeve bujqësore
foto ilustruese

SUKTH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sukth. Mësohet se 75-vjeçari R.H ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore.

Si pasojë e përhapjes së flakëve të ndikuara nga era e fortë, 75-vjeçari tentoi të fikte zjarrin. Bëhet me dije se për shkak të tymit 75-vjeçari është asfiksuar dhe ndërroi jetë në vend.

Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në Sukth, shtetasi R. H., 75 vjeç, kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. Si pasojë  e erës së fortë  zjarri është përhapur dhe 75 vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

zjarr sukth

Sondazh

Poll