Art&Argëtim

Dhunuan barbarisht Medi Isenin/ Kërkesa absurde e Oriola Marashit: Të protestojmë për lirimin e Noyzit dhe Dj Crack

Të dy pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërkohë që është duke u zhvilluar një fushatë për mbështetjen e tyre nga miq dhe kolegë e tyre. 

9 Gusht 2024, 21:25 Nga E. D
Dhunuan barbarisht Medi Isenin/ Kërkesa absurde e Oriola Marashit: Të
Noizy, Oriola Marashi

TIRANË- Modelja Oriola Marashi ka kërkuar publikisht lirimin e Noizyt dhe DJ Crax, të cilët u arrestuan së fundmi në Shëngjin për një incident në Pejë. Të dy pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërkohë që është duke u zhvilluar një fushatë për mbështetjen e tyre nga miq dhe kolegë e tyre. 

Oriola Marashi ka bërë një kërkesë absurde, duke kërkuar të protestojnë për lirimin e Noyzit dhe Dj Crack. 

"Jetojmë në një periudhë ku ndjehemi të pafuqishëm përballë padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta bërtasim apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq. Të lirohen djemtë e mi", u shpreh Oriola. 

Përsa i përket çështjes, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi.

Dhunuan barbarisht Medi Isenin/ Kërkesa absurde e Oriola Marashit: Të

oriola marashi noizy dj crax

Sondazh

Poll