Art&Argëtim

Gazetarja e njohur kritikon rëndë Ben Affleck: Ai ishte i pasjellshëm dhe shumë i vrazhdë...

Në kohën e intervistës së tyre, fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar Affleck po promovonte filmin Air, të cilin ai e drejtoi si dhe luajti në të.

8 Gusht 2024, 18:23 Nga S.B
Gazetarja e njohur kritikon rëndë Ben Affleck: Ai ishte i
Sarah dhe Ben

SHBA- Gazetarja fituese e disa çmimeve Sarah Ferguson ka kritikuar aktorin Ben Affleck, duke thënë se ai mban vendin e parë si më pak i preferuari nga të gjithë personat që ajo ka intervistuar në jetën e saj. Aktori u cilësua si "i vrazhdë" dhe "i pa interesuar" nga prezantuesja pesë herë fituese e çmimit Walkley, e cila drejton programin kryesor të lajmeve dhe çështjeve aktuale të ABC.

58-vjeçarja foli në një intervistë të re me revistën The Sydney Morning Herald's Sunday Life, 16 muaj pasi kishte biseduar me Affleck në emisionin e lartpërmendur. Në kohën e intervistës së tyre, fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar Affleck po promovonte filmin Air, të cilin ai e drejtoi si dhe luajti në të.

Kur u pyet se kush ka qenë i intervistuari më pak i preferuar gjatë karrierës së saj të gjatë, ajo tha se Affleck "është mjaft lart në listë".

"Ai ishte thjesht i pasjellshëm, i pa interesuar” tha ajo.

Ferguson vazhdoi duke thënë se themeluesi i Wikileaks Julian Assange është personi që ajo dëshiron më shumë të intervistojë, së bashku me ish-kryeministrin e Kombeve të Bashkuara Boris Johnson dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Ndërkohë, Affleck është në qendër të raportimeve për divorcin nga gruaja e tij, aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez, dy vjet pas martesës së tyre në korrik 2022 në Las Vegas, Nevada.

ben affleck sarah ferguson

Sondazh

Poll