9 Gusht 2024, 20:49
Nga N.F
Berisha
TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin etij para mbështëtësve të mbledhur poshtë ballkonit. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se asi u shemb Teatri Kombëtar njëshekullor, pasi u shemb në një akt prej Neroni, Gjykata Kushtetuese mori vendim të ndërpresë çdo akt dhe i dha të drejtë qytetarëve të Tiranës dhe Aleancës.
Ai shtoi se pas katër vitesh, drejtësia e re e mercenarëve si Zamani u kujtua më në fund të hapë dosjen për ta mbyllur përfundimisht këta faqezinj që nuk kanë ligj as moral, por zbatojnë vetëm urdhra të një kryehajduti që quhet Edi Rama. Ai shtoi se asgjë nuk e shpëton më Shqipërinë përveç vendimit të qytetarëvë për të marrë në dorë fatin e tyre.
Fjala e Berishës;
Urdhëroni çfarë ndodh me drejtësinë e re. Të nderuar partnerë, pasi u shemb Teatri Kombëtar njëshekullor, pasi u shemb në një akt prej Neroni, Gjykata Kushtetuese mori vendim të ndërpresë çdo akt dhe i dha të drejtë qytetarëve të Tiranës dhe Aleancës. Pas katër vitesh, drejtësia e re e mercenarëve si Zamani u kujtua më në fund të hapë dosjen për ta mbyllur përfundimisht këta faqezinj që nuk kanë ligj as moral, por zbatojnë vetëm urdhra të një kryehajduti që quhet Edi Rama. Që blen dhe shet çdo ditë dhe shkatërron Shqipërinë.
Ju lutem, zotërinj, ju vëzhgoni këtu, nuk paguheni ju nga qeveritë tuaja për të mbështetur një bandit-regjim se ky. Nuk paguheni nga qytetarët tuaj për të mbështetur krerët e narkoshtetit shqiptar. Zotërinj, në qoftë se nuk dilni dot në anën e të drejtës, në qoftë se nuk qëndroni dot në anën e interesit demokratik të shqiptarëve, mos qëndroni më në anën e kryekriminelit të Shqipërisë, kryebanditit, kryehajdutit Edi Rama.
Qytetarë dhe qytetare, koha është e juaja. Koha është të merrni në dorë fatin tuaj. Asgjë nuk e shpëton më Shqipërinë përveç vendimit tuaj për të marrë në dorë fatin tuaj. Unë e kuptoj se mbi ju vepron mizorisht 24 orë në 7 ditë një propagandë toksike e ushqyer me paratë e krimit të qeverisë. Papagaj të saj, të cilët kanë humbur çdo normë dhe standard etik, mashtrojnë dhe intoksikojnë qytetarët.
Vjedhjen e quajnë virtyt, mandatet e grabitura i quajnë fitore. Shndërrimin e krimit në votë e quajnë rezultat. Shndërrimin e votës në krim e quajnë meritë. Unë e kuptoj intoksikimin propagandistik të kësaj propagande, që është po aq e shpifur sa ç’ishte propaganda naziste dhe komuniste, po ato ishin një ideologji, kurse kjo është vetëm vjedhje, vjedhje, vjedhje e shqiptarëve. Mafie, mafie, mafie e shqiptarëve!
teatri kombetar berisha gjykata kushtetuese
Politike
9 Gusht 2024, 20:39
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin etij para mbështëtësve të ...
Politike
9 Gusht 2024, 20:35
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij para mbështetësve bëri thirrje pë...
Politike
9 Gusht 2024, 14:15
r.ll
belinda balluku dhe bora muzhaqi
DIBËR- 16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të...
Politike
9 Gusht 2024, 13:41
r.ll
ambasadori turk
TURQI- Ambasadori turk në vendin tonë, Tayyar Kagan Atay në një deklaratë për mediat nga Korça ka kome...
Politike
9 Gusht 2024, 13:06
r.ll
selia e pd
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së kryetares s&eu...
Politike
8 Gusht 2024, 22:21
r.ll
erdogan, rama
TIRANË- Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë Rexhep Ta...
Politike
8 Gusht 2024, 20:53
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm, u ndal dhe turizmi, ku tha s...
Politike
8 Gusht 2024, 20:36
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ditën e sotme u shpreh se boshatisja e Shqip&eum...
Politike
8 Gusht 2024, 20:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ...
Politike
8 Gusht 2024, 17:34
r.ll
elisa spiropali, gazment bardhi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur kërkesë së kreut t&eum...