Aktualitet

Shuhen zjarret në Finiq dhe Delvinë, vijon monitorimi i situatës

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se shuarja e flakëve u bë e mundur nga 75 efektivë të FA dhe helikopteri Cougar.

9 Gusht 2024, 08:32 Nga r.ll
Shuhen zjarret në Finiq dhe Delvinë, vijon monitorimi i situatës
foto e postuar nga ministria

FINIQ- Janë vënë nën kontroll zjarret në Finiq dhe Delvinë. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se shuarja e flakëve u bë e mundur nga 75 efektivë të FA dhe helikopteri Cougar.

Gjithashtu bëhet me dije se vijon monitorimi i situatës, me qëllim shmangien e çdo mundësie riaktivizimi të vatrave. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur banesa të djegura.

NJOFTIMI I MINISTRISË: 

Pas një pune të pandërprerë edhe gjatë natës nga forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar është bërë e mundur shuarja e zjarreve në Finiq dhe Delvinë.

Por puna po vijon nga strukturat vendore, për monitorimin e situatës, me qëllim shmangien e çdo mundësie riaktivizimi të vatrave.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave, në temperatura të larta dhe terren të vështirë, një ditë më parë shmangu dëmet e pasurisë kulturore, monumenteve, bazilikave apo objekteve të ndryshme në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile vijojnë të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që nevojitet në ndihmë të komunitetit.

zjarr ne finiq delvine

Sondazh

Poll