Bota

Joe Biden: Nëse Trump humbet zgjedhjet nuk jam i sigurtë që do të ketë tranferim paqësor pushteti

Në intervistën e tij të parë që nga dalja nga gara e vitit 2024, Biden u pyet nga CBS News nëse ai ishte i sigurt në një tranzicion paqësor pas trazirave të Capitol Hill që shpërthyen më 6 janar 2021.

8 Gusht 2024, 14:52 Nga E. D
Joe Biden: Nëse Trump humbet zgjedhjet nuk jam i sigurtë që do
Joe Biden dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti Joe Biden tha se ai nuk është aspak i sigurt se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit nëse ish-presidenti Trump humbet zgjedhjet e ardhshme. Në intervistën e tij të parë që nga dalja nga gara e vitit 2024, Biden u pyet nga CBS News nëse ai ishte i sigurt në një tranzicion paqësor pas trazirave të Capitol Hill që shpërthyen më 6 janar 2021.

“Nëse Trump humbet, unë nuk kam fare besim”, tha Biden. 

Kjo shënon intervistën e parë të Biden që kur ai njoftoi se nuk do të kërkonte më rizgjedhje më shumë se dy javë më parë. Biden u përball me thirrje të përhapura për t’u tërhequr nga gara pas performancës së tij katastrofike të debatit, e cila i bëri demokratët të shqetësoheshin për perspektivat e tyre presidenciale ndërsa ai u godit në sondazhe.

Harris njoftoi të martën se ajo zgjodhi guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, si kandidat të saj për zv.President, dhe dyshja do të përballet me Trumpin dhe zëvendësin e tij, Senatorin JD Vance nga Ohio, në nëntor.

 

joe biden donald trump

Sondazh

Poll