Bota

VIDEO/ Qeni bie mbi të nga kati i pestë, humb jetën 4-vjeçarja në Indi

Gjithashtu nëna e vogëlushes u përpoq të ndihmonte fëmijën e saj, por pa rezultat.

8 Gusht 2024, 10:19 Nga E. D
VIDEO/ Qeni bie mbi të nga kati i pestë, humb jetën
pamje nga venngjarja

INDI- Një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht në Indi, kur një qen që ra nga kati i 5-të i një pallati mbi të. Siç shihet edhe në video vogëlushja po ecte me nënën e saj në një rrugë të ngushtë. Gjithashtu nëna e vogëlushes u përpoq të ndihmonte fëmijën e saj, por pa rezultat.

 

Edhe pse 4-vjeçarja u dërgua në spital, mjekët nuk mundën të bënin më shumë sesa të shpallnin vdekjen e saj. Qeni i bardhë pas goditjes tek fëmija u ngrit në këmbë, por nuk dihet nëse ka mbijetuar më pas.

Ajo që mbetet e paqartë është se si qeni ka rënë nga kati i 5-të i pallatit, nëse është kërcyer vetë apo dikush e ka hedhur. Sipas nënës së vajzës, e cila foli për Times of India, policia që po heton ngjarjen nuk sheh asnjë aktivitet kriminal.

indi viktime

Sondazh

Poll