Bota

“Edhe ky e ka lon keq a?”, Gruaja në Kosovë dëmton me çekiç tre makina (VIDEO)

Ahmeti tha se e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.

8 Gusht 2024, 14:28 Nga I.A
“Edhe ky e ka lon keq a?”, Gruaja në Kosovë dëmton me
Makina

KOSOVË- Në rrjete sociale sot ka qarkulluar një video ku shihet një grua e cila dëmtoi me çekiç, derisa dëgjohej duke thënë, “Edhe ku e ka lon keq a? Thirre policinë”.

 

Në lidhje me këtë rast zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se me të pranuar informatën për rastin që ka ndodhur në Fushë Kosovë, policia ka arrestuar të dyshuarën. Ahmeti tha se e dyshuara është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pasi ka pësuar lëndime, dhe ekzaminim psikiatrik.

Rreth orës 10:00, kemi  pranuar  informatën për dëmtimin e tri automjeteve në rrugën ‘Xhemajl Mustafa’ në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka arrestuar personin e dyshuar, e cila është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor ( është lënduar) dhe ekzaminim psikiatrik. Ndaj të dyshuarës B.M, femër është hap rast, për veprën penale Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë. Pas përfundimit të trajtimit mjekësor, do të kryhen procedurat e nevojshme hetimore në  koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti.

makina te demtuara

Sondazh

Poll