Bota

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë

Erdogan përmes një bisedë telefonike me Maduro,  uroi që zgjedhjet mund të çojnë në rezultate të favorshme për Venezuelën. 

8 Gusht 2024, 09:35 Nga E. D
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e
fotot ilustruese

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tyyp Erdogan i tha humologut të tij Nicolas Maduro se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë. Erdogan përmes një bisedë telefonike me Maduro,  uroi që zgjedhjet mund të çojnë në rezultate të favorshme për Venezuelën. 

” Turqia do të vazhdojë të mbështesë procesin e dialogut në Venezuelë, duke përcjellë dëshirën e tij për paqe, prosperitet dhe mirëqenie për popullin venezuelian,” shtoi ai.

Dyshja diskutuan gjithashtu lidhjet dypalëshe midis vendeve, si dhe çështje rajonale dhe globale. Erdogan vlerësoi Maduron për mbështetjen e Venezuelës për Palestinën në kundërshtim me shtypjen izraelite. 

Sipas Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Venezuelës , Maduro, i cili drejton vendin që nga viti 2013, siguroi 51% të votave kundrejt 44% nga kandidati i koalicionit opozitar Edmundo Gonzalez Urrutia . Rezultatet, megjithatë, janë kundërshtuar nga opozita.

rexhep tyyp erdogan nicolas maduro

Sondazh

Poll