Aktualitet

Një vit më parë plagosi me thikë vëllanë, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

Mësohet se një vit më parë 45-vjeçari ka ka plagosur me thikë vëllain e tij për motive pronësie. 

8 Gusht 2024, 11:30 Nga E. D
Një vit më parë plagosi me thikë vëllanë,
foto ilustruese

KORÇË- Një 45-vjeçar është arrestuar në Korçë. Mësohet se një vit më parë 45-vjeçari ka ka plagosur me thikë vëllain e tij për motive pronësie. 

Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i Policisë: 

DVP Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar ”Sundimi i ligjit”. Plagosi me mjet të mprehtë, vëllanë e tij, për motive pronësie, një vit më parë, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap shtetasi D. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 27.07.2023, në fshatin Tushemisht, ka plagosur me mjet të mprehtë (kaçavidë), vëllanë e tij, për motive pronësie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

policia e korces

Sondazh

Poll