7 Gusht 2024, 20:42
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Himara është dëshmia tjetër më kriminale e rrëmbimit të mandatit. Në ditën e 219 të qëndresës, udhëheqësi i demokratëve tha se mohimi i të drejtës së votës të mbi 6 mijë qytetetarëve të Himarës, është prova e qartë se mund të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve. Teksa e cilësoi Vangjel Tavon një ‘kukull mjerane’ në duart e Ramës, Berisha tha se mesazhet e urimit për zgjedhjen e tij si kryebashkiak janë bërë nga mafiozët dhe jo nga votuesit e Himarës.
"Të dashur miq, Himara është dëshmia tjetër më e shëmtuar, më kriminale e dhunimit, e rrëmbimit të mandatit. Kam ndjekur këto ditë reagimet, lëpirësit e regjimit, armiq njëlloj si qeveritarë të votës së lirë. Kripto-avoketerët e mandateve të vjedhura, që ngazëllehen me suksesin e Edi Ramës për vjedhjen e mandateve, përsëri në kor mjeranësh për zgjedhjet e Himarës. Para se të shprehem, dua t’u them vetëm dy pyetje. Në një bashki të vogël, në të cilën përjashtohen më shumë se një e treta e zgjedhësve, të cilët po me karta identiteti të skaduar në maj të vitit 2023 votuan për kandidatin që donin, çfarë mendoni ju se zgjedhje janë këto kur përzgjedh, kur studion dhe shqyrton listën dhe gjen se vota e tyre do përmbysë rezultatin tënd. Unë u them këtyre lakejve të mandateve të vjedhura, të skuqen shërbëtorët e Edi Ramës që përpiqen të përligjin një proces antidemokratik, antikushtetues.
Një proces në të cilin më shumë se një të tretës së zgjedhësve iu mohua e drejta kushtetuese e votës si asnjëherë në 32 vite. U them këtyre lakejve dhe këtyre kripto-avoketërve të mandateve të vjedhura, për çfarë rezultati bëni fjalë ju, kur mbi 350 qytetarë, pa asnjë lidhje me Himarën, që nuk kanë votuar kurrë në atë tokë, u importuan nga Dropulli dhe zona të tjera për të votuar për kukullën Tavo, i cili thoshte se kam marrë sot mijëra mesazhe. O kukull mjerane, mund të kesh marrë mesazhe nga mafiozë, por nuk ke marrë votat e Himarës. Vangjel Tavo, je pushtues i Himarës, nuk të votoi Himara. Lexo rezultatin. Nuk të pranuan as për grek, as për shqiptar, por vetëm si mafioz Nuk u mashtruan as nga Edi Rama, as nga tuneli, as nga stër-tuneli.
Dhe unë u them prapë sonte, se nuk keni për të paguar asnjë qindarkë për atë tunel. Do i paguajë të gjitha Edi Rama me vjedhësit e tij," tha Berisha.
sali berisha
Politike
7 Gusht 2024, 20:20
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është referuar zhvillimeve politike në Venezuelë dhe Bang...
Politike
7 Gusht 2024, 18:55
I.A
Belinda Balluku
PESHKOPI- Punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit - Peshkopi kanë avancuar ndjeshëm. Ky segment, plot&...
Politike
7 Gusht 2024, 16:33
I.A
Ina Xhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në...
Politike
7 Gusht 2024, 16:07
I.A
Olta Xhaçka
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jas...
Politike
7 Gusht 2024, 13:53
N.F
Balliu
TIRANË- Koordinatori rajonal i Tiranës në PD, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave/ Gjat&...
Politike
7 Gusht 2024, 13:34
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së tij Beri...
Politike
7 Gusht 2024, 13:19
N.F
Beqaj
TIRANË-Ditën e sotme Apeli i Gjykatës së Posaçme dha vendimin për ankimin për masat e sigurisë e bër&e...
Politike
7 Gusht 2024, 10:53
N.F
Beleri
HIMARË- Fredi Beleri nga qelia e burgut ka lëshuar akuza për zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, ku nga ky p...
Politike
7 Gusht 2024, 10:49
S.B
Igli Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani, me anë të një postimi në Facebook shkruan se tashmë legalizimi ...
Politike
7 Gusht 2024, 10:49
S.B
pamje nga ngjarja
KUÇOVË- Pas testit të kaluar me sukses për misione gjatë natës, dronët “Bayraktar” ...