Bota

Pamje të frikshme në Angli/ 30-vjeçari nxjerr sharrën elektrike nga makina dhe i drejtohet myslimanëve për t’i vrarë në një karburant (VIDEO)

Gjithashtu në video shihet një i ri i cili shihet duke ndjekur një automjet me një sharrë në dorë.

8 Gusht 2024, 08:40 Nga E. D
Pamje të frikshme në Angli/ 30-vjeçari nxjerr sharrën
pamje nga vendngjarja

ANGLI- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Angli, ku një 30-vjeçar ka tentuar të vrasë disa myslymanë. Gjithashtu në video shihet një i ri i cili shihet duke ndjekur një automjet me një sharrë në dorë. Ndërkohë policia e Mançester thotë se e ka arrestuar personin përgjegjës për këtë incident dhe do të përballet me pasojat e këtij veprimi.

 

Video është publikuar në platformën X nga grup mysliman i quajtur DOAM (Dokumentimi i shtypjes kundër myslimanëve) ku 30-vjeçari shkon tek makina e tij me vrap, merr sharrën elektrike dhe i drejtohet makinës në një pikë karburanti.

“Ne jemi vënë në dijeni të një video që qarkullon në mediat sociale që tregon një burrë që i afrohet një automjeti me një sharrë elektrike të hënën në mbrëmje. Oficerët tanë vepruan me shpejtësi dhe mbrëmë arrestuan një burrë rreth të 30-tave me dyshimin për konflikt. Ai mbetet në paraburgim policor për t’u marrë në pyetje dhe hetimet janë në vazhdim”, ishte deklarata e Policisë së Mançesterit.

angli myslymane

Sondazh

Poll