Bota

"Ukraina, akt terrorizmi"/ Plagoset rëndë gazetari rus, makina e tij goditet me dron

Makina në të cilën po udhëtonte Poddubny, u godit me një dron dhe gazetari ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pasi u shtrua në spital.

8 Gusht 2024, 08:55 Nga E. D
"Ukraina, akt terrorizmi"/ Plagoset rëndë gazetari rus,
Yevgeny Poddunbny

RUSI- Korrespondenti ushtarak i televizionit shtetëror rus VGTRK, Yevgeny Poddunbny, u plagos dje gjatë inkursionit ukrainas në Kursk. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse. Mësohet se gazetari rus është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Makina në të cilën po udhëtonte Poddubny, u godit me një dron dhe gazetari ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv pasi u shtrua në spital.

Poddubny ka rikthyer vetëdijen dhe po merr trajtimin e nevojshëm, siç deklaroi ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit të Kurskut, Alexey Smirnov.  Komiteti hetues rus njofton se do të bëjë gjithçka që është e mundur për të gjurmuar ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj korrespondentit të luftës, të cilit do t’i jepet një çmim. Ndërkohë delegacioni rus në OKB, e denoncoi sulmin si një akt tjetër terrorizmi të kryer nga regjimi i Kievit dhe bëri thirrje për një dënim të menjëhershëm dhe vendimtar nga Kombet e Bashkuara.

"Korrespondenti i luftës i VGTRK-së, Yevgeny Poddubny u plagos si rezultat i një sulmi me dron ukrainas në rajonin e Kurskut. Tani ai ndodhet në spitalin rajonal", shkroi në kanalin e saj Telegram.

Sipas kanalit televiziv Rossiya-24 , Poddubny dërgoi komentin e tij të fundit në lidhje me situatën në rajonin e Kursk disa orë para se të plagosej. Më 6 gusht, rajoni kufitar i Rusisë Kursk u vu nën një sulm masiv nga Ukraina. Një përpjekje për të thyer kufirin shtetëror u pengua. Forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 26 dronë ukrainas dhe disa raketa mbi rajon. Gjithashtu sipas ministrisë ruse të shëndetësisë, 24 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, morën plagë të rënda dhe 5 të tjerë humbën jetën.

Gjenerali i ushtrisë Valery Gerasimov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, i tha presidentit rus Vladimir Putin se operacioni në kufirin e rajonit Kursk do të përfundojë me humbjen e trupave ukrainase dhe rimarrjen e kontrollit të kufirit shtetëror rus. Sipas oficerit, sulmi ukrainas përfshinte deri në 1000 ushtarakë. Armiku humbi 315 njerëz, të paktën 100 prej tyre si të vrarë, së bashku me 54 njësi pajisje, duke përfshirë shtatë tanke.

lufta rusi-ukraine vgtrk yevgeny poddunbny

Sondazh

Poll