Bota

Blinken përpiqet të shuajë tensionet në Lindjen e Mesme: Kreu i ri i Hamasit mund të sigurojë armëpushimin në Gaza

Grupi militant palestinez zgjodhi dje Sinwar, një nga zyrtarët e tij më të lartë në Gaza, i cili organizoi sulmin e 7 tetorit në Izraelin jugor, si udhëheqës të tij.

7 Gusht 2024, 22:57 Nga E. D
Blinken përpiqet të shuajë tensionet në Lindjen e Mesme:
Anthony Blinken

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot se lideri i sapozgjedhur i Hamasit, Yahya Sinwar, ka fuqinë për të siguruar arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Grupi militant palestinez zgjodhi dje Sinwar, një nga zyrtarët e tij më të lartë në Gaza, i cili organizoi sulmin e 7 tetorit në Izraelin jugor, si udhëheqës të tij.

Udhëheqësi i mëparshëm politik i Hamas, Ismail Haniyeh, u vra më 31 korrik në Teheran, në një sulm për të cilin Irani fajëson Izraelin. Tensionet u rritën pas vrasjes së Hanit dhe priten hakmarrje. Izraeli vrau një komandant të rëndësishëm të Hezbollahut në Liban javën e kaluar.

Presidenti amerikan Joe Biden foli dje me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi për mundësinë e një marrëveshjeje armëpushimi për të qetësuar tensionet në Lindjen e Mesme. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë fundjavës se Izraeli është në një luftë me shumë fronte me Iranin dhe lëvizjet në rajon të mbështetura nga Teherani.

luta ne gaza anthony blinken

Sondazh

Poll