Art&Argëtim

Arrestimi i Noizyt për dhunë ndaj Medi Isenit/ Reagon Elgit Doda: Gjendet padrejtësisht nën akuzë, drejtësia po vepron me disa standarte...

Me një reagim në Instastory, Doda thot se Noizy është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht.

7 Gusht 2024, 15:12 Nga S.B
Arrestimi i Noizyt për dhunë ndaj Medi Isenit/ Reagon Elgit Doda:
Noizy dhe Elgit

TIRANË- Këngëtari i njohur Elgit Doda ka reaguar lidhur me arrestimin e mikut të tij Noizy ditën e sotme. Me një reagim në Instastory, Doda thot se Noizy është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht.

Gjithashtu Doda thotë se reperi është padrejtësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë. Sipas Elgitit, drejtësia po vepron me disa standarte dhe se personazhet e TikTokut pavarësisht kërcënimeve me jetë që bëjnë, "nuk u hyn gjembi në këmbë".

Doda thot se Noizy është ndaluar pa asnjë provë kundër tij. Këngëtari fton ndjekësit të ofrojnë mbështetje për reperin duke përdorur edhe hashtagun #MeNoizyn. Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni.

Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth. Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn.

Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Giti (@elgitdoda)

elgit doda noizy

Sondazh

Poll