Aktualitet

Kishte fshehur drogën në pjesën e brendshme të makinës, arrestohet shqiptari në Zvicër, sekuestrohen 10 kg kokainë

Ngjarja ndodhi pas orës 23:00 në autostradën A3 në drejtim të Zyrihut në Zvicër.

7 Gusht 2024, 13:05 Nga S.B
Kishte fshehur drogën në pjesën e brendshme të makinës,
lënda narkotike e sekuestruar

ZVICËR- Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Zvicrës. Mësohet se 52-vjeçari shqiptar u kap teksa transportonte në makinën e tij 10 kg kokainë.

Ngjarja ndodhi pas orës 23:00 në autostradën A3 në drejtim të Zyrihut në Zvicër. Bëhet me dije se automjeti me targa gjermane i shqiptarit, u pikas nga policia nga mënyra e pasigurtë kur lëvizte.

Pasi u ndalua nga autoritetet për kontroll, qeni nuhatës i drogës zbuloi se në makinë kishte diçka të dyshimtë. Pas kësaj u thirrën specialistë të automjeteve nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare.

Më pas u bë e mundur demontimi i pjesës së brendshme të automjetit, ku u gjet edhe lënda narkotike. Shqiptari u arrestua dhe pritet të paraqitet në Prokurorinë Publike përkatëse.

droge zvicer

Sondazh

Poll