Aktualitet

Dosja e SPAK: Punonjësja e Interpol Tirana i siguronte informacione të klasifikuara Dedan Gjonit, ish-shefi i Krimeve ua dërgonte personave me probleme me ligjin

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme është zbuluar dhe roli i Jonida Babametos, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë. Sipas hetimeve të SPAK, Babameto ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane.

7 Gusht 2024, 12:39 Nga N.F

 

Dosja e SPAK: Punonjësja e Interpol Tirana i siguronte informacione të
Jonida Babameto

 

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjyq ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe 10 të akuzuar të tjerë si pjesë e një grupi kriminal. Mes personave të akuzuar, është dhe djali i Breçanit, Eralbi Breçani, dhe 9 persona të tjerë. Nga përgjimet e Sky ECC rezulton se ky grup i strukturuar kriminal karakterizohet nga një organizim i mirë koordinuar dhe një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet anëtarëve të tij.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme është zbuluar dhe roli i Jonida Babametos, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë. Sipas hetimeve të SPAK, Babameto ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane. Me këto informacione personat me probleme me ligjin në vendet e BE-së janë vënë në dijeni për detajet të cilat më pas i ka ndihmuar ata të shmangin ligjin.

“E pandehura Jonida Babameto, me detyrë specialiste e ZQK Interpol Tiranë, i ka vënë në dispozicion informacione të klasifikuara punonjësit të policisë Dedan Gjoni, i cili këto informacione i’a ka transmetuar personave të ndryshëm në konflikt me ligjin në vende evropiane duke i dhënë mundësi këtyre personave që pasi të jenë vënë në dijeni për informacionet që disponon Interpol rreth tyre, të marrin masa për t’iu shmangur ligjit. Po ashtu të dhënat e shpërndara janë të dhëna sekrete, duke konsumuar kështu edhe veprën penale të “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

 

spak jonida babameto dedan gjoni

Sondazh

Poll