Art&Argëtim

Rrahja brutale e Medi Isenit/ Prokuroria e Pejës lëshon urdhërarrest ndaj Noizyt: I bëjmë apel që të paraqitet tek organet kompetente

Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni.

5 Gusht 2024, 11:43 Nga S.B
Rrahja brutale e Medi Isenit/ Prokuroria e Pejës lëshon
Noizy

PEJË- Prokuroria e Pejës ka lëshuar një fletarrest ditën e sotme ndaj reperit të njohur Noizy. Mësohet se zëdhënësi i Prokurorisë Shkodran Nikçi ka apeluar për bashkëpunim duke i kërkuar reperit që të paraqitet tek organet kompetente për tu marrë në pyetje.

“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë Nikçi.

Noizy akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të njohur të TikTokut Medi Iseni. Ngjarja ndodhi më 2 gusht të këtij viti në një lokal në Pejë, dhe Iseni akuzoi Noizyn dhe Stresin se ishin ata të cilët e dhunuan dhe e futën në kurth.

Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

 

 

noizy medi iseni stresi

Sondazh

Poll