Aktualitet

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, trajleri humb kontrollin dhe përfundon jashtë rrugës, nuk raportohet për të lënduar

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

5 Gusht 2024, 15:40 Nga S.B
Aksident në aksin Elbasan-Peqin, trajleri humb kontrollin dhe
pamje nga ngjarja

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Paper, në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mësohet se drejtuesi i një trajleri ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në një tokë më bimë.

Bëhet me dije se drejtuesi i trajlerit nuk është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

elbasan aksident

Sondazh

Poll