5 Gusht 2024, 14:16
Nga r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn, i cili po hetohet për abuzim me fondet e BE. Seanca e ardhshme është caktuar të mbahet të mërkurën, 7 gusht, në orën 13:00. Sipas raportimeve, Beqaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpie, me garanci pasurore pesë milionë lekë.
Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të këtij viti dhe veç tij në pranga u vu dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë SASPAC, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi. Përmes një deklarate, SPAK sqaroi se nga hetimet rezultoi se kur drejtonte Agjencinë SASPAC, ka ngritur skemë përfitimi me fatura dhe procedura prokurimi fiktive, duke zhvatur fondet e BE (Programi IPA II).
Sipas Prokurorisë së Posaçme, fondet për aktivitetet e agjencisë SASPAC shkonin te fituesit e paracaktuar sipas urdhrave dhe direktivave që jepte Beqaj. Në funksion të kësaj skeme, thotë SPAK, Beqaj ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulaj, financieri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i tij. Restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës, sipas SPAK, ndonëse ka për administrator një person tjetër, është pronë e fshehur e Beqajt. SPAK thekson se Beqaj ka investuar te restorant “Gzona” prej vitit 2019 shumat 21 411 euro dhe 4 666 110 lekë të reja për blerjen e pajisjeve dhe 34 783 euro si shpenzime qiraje.
ilir beqaj apeli i gjkko
Politike
5 Gusht 2024, 14:10
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me akuzat e Partisë Demokratike se ai ka përfituar 22.4 ha tokë n&...
Politike
5 Gusht 2024, 14:06
S.B
Nancy VanHorn
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka marrë ditën e sotme detyrën. Ajo u...
Politike
5 Gusht 2024, 13:58
r.ll
zheni gjergji
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji në një deklaratë për mediat, nga selia e PD-së, ka ...
Politike
5 Gusht 2024, 12:45
r.ll
pirro vengu
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të Grupit Gazment Bardhi, i ka kërkuar përs&eum...
Politike
5 Gusht 2024, 12:33
r.ll
ilir beqaj
TIRANË- Në Apelin e GJKKO-së po zhvillohet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 t&e...
Politike
5 Gusht 2024, 11:25
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një dalje për mediat ka publikuar disa emaile, që si...
Politike
5 Gusht 2024, 10:00
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Himarë dhe zgjedhjen e kand...
Politike
5 Gusht 2024, 08:49
r.ll
kuti votimi
TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka reaguar lidhur me përfundimin e numërimit të votave në Himarë dhe shpalljen...
Politike
5 Gusht 2024, 08:32
r.ll
vangjel tavo, petro gjikuria
GREQI- Rezultatin e zgjedhjeve në Himarë dhe fitoren e kandidatit socialist e kanë komentuar edhe mediat greke....
Politike
5 Gusht 2024, 08:07
r.ll
vangjel tavo , edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar fitoren Vangjel Tavos përmes një videoje të postuar në platformat...