Politike

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve Nancy VanHorn merr detyrën në Shqipëri

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA, VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007.

5 Gusht 2024, 14:06 Nga S.B
E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve Nancy VanHorn merr detyrën në
Nancy VanHorn

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka marrë ditën e sotme detyrën. Ajo u takua edhe me Presidentin, ku diskutuan për miqësinë e qëndrueshme mes kombeve tona dhe përkushtimin te vlerat demokratike.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA, VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë.

“Bashkohuni me ne për të mirëpritur të Ngarkuarën tonë të re me Punë, Nancy VanHorn, në Shqipëri! Znj. VanHorn është një diplomate karriere e cila iu bashkua Shërbimit të Jashtëm në 2007 dhe së fundi përfundoi detyrën e saj si Zëdhënëse e Byrosë së Çështjeve Europiane dhe Euroaziatike, duke koordinuar mesazhet për më shumë se 40 ambasada në Europë. Na ndiqni për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit dhe punës së saj. Mirë se vjen në Shqipëri!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

shba nancy vanhorn

Sondazh

Poll