Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Burri dhunon për vdekje bashkëshorten, 70-vjeçari vihet në pranga

Sipas informacioneve, gruaja ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet. 

5 Gusht 2024, 09:03 Nga r.ll

E rëndë në Vlorë/ Burri dhunon për vdekje

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 64-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e dhunës nga bashkëshorti.  Ky i fundit është arrestuar nga policia. Sipas informacioneve, gruaja ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet. 

Në Vlorë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Një 17-vjeçar u vu në pranga sepse gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë një person në një lokal në lagjen Pavarësia. Ndërkohë një 38-vjeçar është arrestuar se ka dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij.  

NJOFTIMI I POLICISË:

Komisariati i Policisë Vlorë

– arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës;

– arrestoi shtetasin P. K., 17 vjeç, pasi në orët e para të ditë së sotme, në një lokal në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Gj., 32 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezultoi se 17-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Komisariati i Policisë Himarë arrestoi shtetasin J. K., 38 vjeç, banues në Dhërmi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, gjatë një konflikti ndërmjet tyre, si dhe ka goditur me sende të forta, shtetasin E. A., 30 vjeç, i cili ka qenë prezent në momentin e konfliktit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll