Aktualitet

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, mësoni parashikimin e motit për sot

Në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

5 Gusht 2024, 07:22 Nga r.ll
Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, mësoni parashikimin e motit
foto ilustruese

TIRANË- Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash deri mesatare kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje e juglindje të territorit. Në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë

moti 5 gusht 2024

Sondazh

Poll