Art&Argëtim

Doli mes Suedisë kundër çmimit të Handke-s/ Fjalimi i shqiptarit bën xhiron në rrjet: Na masakruan, na mbytën në gjak, s

11 Dhjetor 2019, 12:48 Nga DOSJA
Doli mes Suedisë kundër çmimit të Handke-s/ Fjalimi i

SUEDI-Poeti shqiptaro-suedez, Shqiptar Oseku, u është bashkuar protestave dhe bojkotit  të ceremonisë për ndarjen e çmimeve Nobel në Suedi, për të kundërshtuar Peter Handke, shkrimtarin austriak që u vlerësua me çmimin Nobel në Letërsi.

Ndërkohë që polemikat kanë qenë të shumta, nuk kanë munguar as reagimet nga shkrimtarë, kritikë letrar dhe emra të lartë, si shqiptar po ashtu edhe të huaj.

Gjatë fjalimit të tij, Oseku thekson më tepër masakrat që Serbia ka bërë në Kosovë  gjatë kohës së luftës, prandaj dhe Handke si një adhures i Millosheviçit po kundërshtohet të marrë çmimin Nobel.

Postimi i plotë:

Fjala ime ne manifestimin kunder vendimit te akademise suedeze per te nderuar me Nobel apologjetin e gjenocidit Peter Handke:

Une quhem Shqiptar Oseku, jam poet dhe vi nga Rrjeti Suedezo-Shqiptar. Nuk kam ardhur vetem, jam me ambasadoren e Kosoves, me ambasadorin e Shqiperise, e ambasadoret e Bosnes, te Kroacise, te Turqise, qe refuzuan te hane buke e turp sonte. Ata zgjodhen sonte me mire te rrine me ne, ndaj ne u themi faleminderit. Nje falenderim edhe per organizatoret e ketij takimi, qe na mundesuan t’i dalim zot te vertetes sone, te vdekurve e te gjalleve tane. Une vi nga Gjakova, nje qytet ne kufi me Shqiperine qe pesoi Bosnen e vet me 1999. Rruget e qytetit tim ishin si ato te Bosnes. Burra e gra te vrare, dhunime, femije e pleq te masakruar. Por sonte ketu nuk dua te jem vec shqiptar. Sonte dua te jem edhe boshnjak. Dua te jem nga Sarajeva. Dua te jem nga Srebrenica. Nga Tuzlla. Nga Foca. Nga Jajce. Nga Bijelina. Nga Gorazhde. Sonte dua te jem nga cdo pellembe e asaj Bosne qe e mbyten ne gjak kriminelet te cilet i justifikon Peter Handke. Sonte jam edhe suedez, pse jam qytetar suedez tash sa dekada. Jam ketu me vajzën time qe ka lindur ne Suedi. Dhe si suedez dua te them atë qe duhej ta thonte akademia suedeze sonte, sikur te mos ishte e mbytur ne relativizem moral. Dua te them se me vjen turp, sa turp. Dhe dua te ju them te gjitheve na falni: na falni qe ju prekem plaget.

Gjatë kohës që është zhvilluar ceromonia për ndarjen e çmimeve Nobel në Suedi, rrugët e Stokholmit janë mbushur me protestues të cilët kundërshtonin që Peter Handke të nderohet me çmimin Nobel në Letërsi. Kjo ceremoni për Nobelin është bojkotuar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, gjithashtu kujtojmë këtu që u bojkotua me “zë të lartë” edhe nga mjkeja suedeze Christina Doctare e cila dorëzoi Çmimin Nobel të fituar në vitin 1988, në shenjë kundërshtimi.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture christina doctare millosheviçi nobel në letërsi polemika per nobelin shqiptar oseku christina doctare millosheviçi nobel në letërsi polemika per nobelin shqiptar oseku

Sondazh

Poll