BotaKulture

Handke merr zyrtarisht Nobel-in/ Stokholmi mbushtet me protestues, mjekja suedeze heq dorë nga çmimi i Paqes: Ndihem e turpëruar!

  • Doktoresha suedeze heq dorë nga çmimi Nobel i fituar në vitin 1988
  • Protesta në Stokholm, u zhvillua, teksa po mbahej ceremonia për marrjen e çmimit Nobel për letërsinë nga Peter Handke.
    Featured image of article: Handke merr zyrtarisht Nobel-in/ Stokholmi mbushtet me protestues, mjekja suedeze heq dorë nga çmimi i Paqes: Ndihem e turpëruar! Peter Handke, fitues i Nobel

    Suedi- Gjatë dhënies së çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit austriak Peter Handke, në Stokolm ka pasur protesta. Kjo pasi shkrimtari austriak ka mbështetur liderin serb, Slobodan Milosheviç dhe ky i fundit urrehet nga shumë ballkanikë. Handke dhe fituesit e tjerë të Nobel-it në Kimi, Mjekësi, Fizikë dhe Ekonomi morën çmimin e tyre nga Mbreti i Suedisë, në një ceremoni të organizuar në sallën e koncerteve në Stokholm.

    Protesta:

    Protestuesit ishin kryesisht boshnjakë. Adnan Mahmutovic, një profesor i një universiteti në Stokholm, i cili organizoi protestën, tha  gjatë tubimit se dhënia e çmimit Handke-s “minoi dinjitetin e viktimave të luftës së Bosnjës”.

    Christina Doctare, një doktore suedeze që mori  Nobel për Paqen në vitin 1988 si anëtare e Forcave Paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara, ishte pjesë e protestës. Ajo hoqi dorë nga ky çmim dhe u shpreh:  “Kam qenë krenar për Akademinë më parë, çmimi Nobel ishte një punë e madhe për Suedinë çdo vit. Tani ndjehem e turpëruar”.

    Ceremoninë e djeshme e kanë bojkotuar Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.  Pas Kosovës, Shqipëria iu bashkua thirrjes së Pacollit dhe ministri Gent Cakaj njoftoi se ambasadori ynë në Suedi, nuk do t’i përgjigjet ftesës së mbretit për të marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së Nobel. Edhe Turqia e Kroacia bojkotuan këtë ceremoni për shkak të papapajtueshmërisë me fituesin, Peter Handke. Peter Handke  njihet nga të gjithë si adhurues i Millosheviçit.

    Foto nga protesta

    Burimi: Ballkaninsight

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment