Sport

Një tjetër “Cityzen” i shkel syrin Arsenalit… Sulmuesi i pakënaqur me Guardiolën!

Argjentinasi kërkon më shumë minuta në këmbë, e mbi të gjitha kërkon të luajë si titullar në ndeshjet e rëndësishme te “The Cityzens”.

3 Gusht 2024, 18:59 Nga DOSJA
Një tjetër “Cityzen” i shkel syrin Arsenalit…

ANGLI - Problemi nuk mund të fshihet më te Manchester City. E ardhmja e Julian Alvarez është në pikëpyetje më shumë se kurrë më parë.

Argjentinasi kërkon më shumë minuta në këmbë, e mbi të gjitha kërkon të luajë si titullar në ndeshjet e rëndësishme te “The Cityzens”. Një kërkesë, e cila është kthyer në një polemikë në distancë midis trajnerit Pep Guardiola dhe argjentinasit Julian Alvarez, nëpërmjet intervistave të fundit.

Nga kjo kërkon të përfitojë Arsenali, me trajnerin Mikel Arteta që është i gatshëm t’i dhurojë Alvarez një rol protagonisti te skuadra e tij. Operacioni për të transferuar Alvarez në Emirates nuk është aspak i lehtë, pasi sulmuesi kushton 80 milionë paund. Arsenalit do t’i duhet të largojë disa lojtarë që të financojë transferimin e 24-vjeçarit.

Megjithatë, në të kaluarën, londinezët kanë treguar se mund të transferojnë lojtarë nga City si në rastin e Zinchenkos, apo Gabriel Jesus.

Gjithsesi, iu duhet të shpejtojnë për Alvarez, pasi argjentinasi ka ndjekës kudo dhe Atletico Madrid është një nga klubet e tjerë më të interesuara për shërbimet e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll