Sport

VIDEO/ Befason Ibrahimovic, legjenda e Milanit zbret edhe në fushën e bejsbollit!...

Suedezi, në Amerikë për turneun e kuqezinjve, hodhi topin e parë simbolik të Yankee në Nju Jork në ndeshjen kundër Toronto Blue Jays dhe shkëmbeu bluzat me disa lojtarë.

3 Gusht 2024, 18:27 Nga DOSJA

VIDEO/ Befason Ibrahimovic, legjenda e Milanit zbret edhe në fushën e

SHBA - “Zlatan nuk bën audicion”. Në Amerikë me Milanin, për turneun para-sezonal të kuqezinjve,  Zlatan Ibrahimovic shfrytëzoi rastin për të vizituar stadiumin Yankee në Nju Jork gjatë ndeshjes së tyre kundër Toronto Blue Jays, çka për Ibran ishte një shfaqje e vërtetë.

Fillimisht intervista, në të cilën ai deklaroi se nuk ka parë asnjë ndeshje dhe flet për rolin që do të kishte në bejsboll, më pas fotot dhe shkëmbimi i fanelave me disa lojtarë.

VIDEO/ Befason Ibrahimovic, legjenda e Milanit zbret edhe në fushën e

Në fund suedezi hodhi edhe një top në fushën e lojës. Dhe Yankees, në rrjetet e tyre sociale, e festuan me shkrimin "Zlatan nuk bën audicion".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll