Sport

'Trajner i Anglisë?' Guardiola u mbyll rrugën zërave: “Nuk e di nga vjen ky thashethem, jam i lumtur te Manchester City”...

“Mezi pres që lojtarët të kthehen për të filluar stërvitjen të gjithë së bashku dhe për të rifreskuar atë që duhet të bëjmë”,- tha Guardiola për Sky Sports UK.

3 Gusht 2024, 14:43 Nga DOSJA
'Trajner i Anglisë?' Guardiola u mbyll rrugën zërave:

ANGLI - Disa zëra në Angli po flasin gjithnjë e më shumë për mundësinë që Josep Guardiola të bëhet trajneri i ri i Anglisë. FA (Federata e Futbollit) është në kërkim të një përzgjedhësi të ri pas lamtumirës së Gareth Southgate, pas zhgënjimit në ‘Euro 2024’ dhe mes emrave të ndryshëm është përmendur edhe ai i trajnerit spanjol, aktualisht i zënë me Manchester Cityn në turne parasezonal.

Dhe pikërisht aty, kjo pyetje iu drejtua vetë Pep Guardiolës, i cili u përgjigj kështu: "Jam këtu, jam shumë i lumtur. Nuk mund të them asgjë. Nuk e di nga vjen kjo thashetheme. Jam shumë i kënaqur. Këtu mezi pres që lojtarët të kthehen për të filluar stërvitjen të gjithë së bashku dhe për të rifreskuar atë që duhet të bëjmë”,- tha ai për Sky Sports UK.

Guardiola gjithashtu foli (mirë) për Enzo Marescan në të njëjtën intervistë: "Ai ka bërë një punë vërtet të mirë, të pabesueshme në Leicester: promovimi në Premier League dhe tani ai është në një nga pesë ose gjashtë ekipet më të mira në Angli. I uroj atij gjithë të mirat sepse ai i meriton ato. Njerëzit e mirë meritojnë më të mirën."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll