Aktualitet

Zjarr masiv në Klos, flakët rrezikuan banesat, digjen disa varreza (VIDEO)

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha teksa edhe e era e favorizoi për tu përhapur me shpejtësi ndërsa ka rrezikuar disa banesa që ndodhësin afër vatrës. Flakët kanë djegur disa varreza, ndërsa është bërë ndërhyrje e shpejtë nga ana e forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë së Klosit.

3 Gusht 2024, 13:43 Nga N.F
Zjarr masiv në Klos, flakët rrezikuan banesat, digjen disa varreza
Zjarri

KLOS- Një vatër e madhe zjarri ka rënë këtë të shtunë në fshatin Kurqele të Njësisë Administrative Suç në Bashkine e Klosit. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha teksa edhe e era e favorizoi për tu përhapur me shpejtësi ndërsa ka rrezikuar disa banesa që ndodhësin afër vatrës. Flakët kanë djegur disa varreza, ndërsa është bërë ndërhyrje e shpejtë nga ana e forcave zjarrfikëse, Shërbimit Pyjor, të administratës së Bashkisë së Klosit.

Për të ndjekur nga afër situatën në terren ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Klos Valbona Kola e cila tha se falë angazhimit të të gjithëve është bërë e mundur shmangia e dëmeve të mëdha dhe rrezikut të djegies së banesave. 


Flakët kanë djegur jo vetëm masivin pyjor me dushqe, por edhe vreshta të banorëve të zonës si në pemëtari e rrush. Kjo është hera e parë që në këtë zonë është shfaqur vatër zjarri ndërsa policia e cila ka nisur hetimet pritet të gjejë shkakun e vërtetë të rënies së zjarrit.

zjarr klos

Sondazh

Poll