Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe drogë, ekzekutohet masa e arrestit në burg për 48-vjeçarin e ekstraduar nga Greqia

Mësohet se 48-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe vjedhje. 

3 Gusht 2024, 12:40 Nga N.F
Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje dhe drogë,
Foto ilustruese

TIRANË- Një 48-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme. Mësohet se 48-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë dhe vjedhje. 

Në njoftim bëhet me dije se është ekzekutuar masa e arrestit në burg për 48-vjeçarin e ekstraduar nga Greqi.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:


U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin S. S., 48 vjeç. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Prodhimi dhe shitja e  lëndëve narkotike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

greqi vjedhje droge

Sondazh

Poll