Agravon sherri në një market në Lushnje/ 49-vjeçari tenton të vrasë me thikë një person, vihet në pranga autori (EMRI)
LUSHNJË- Një 49-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se pas një sherri ...
Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata janë kapur teksa po vinin baste sportive. Policia bën me dije se në lidhje me operacionin janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë.
MALIQ- Tre persona janë vënë në pranga në Maliq. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata janë kapur teksa po vinin baste sportive. Policia bën me dije se në lidhje me operacionin janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë.
Më tej bëhet me dije se janë sekuestruar 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Njoftimi i plotë:
Maliq/ Komisariati i Policisë Maliq, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë të paligjshme të lojërave të fatit, ka finalizuar operacionin policor “Skedina 1”. Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë që ushtronin këtë veprimtari. Sekuestrohen 5 celularë.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga shërbimet e Policisë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e lojërave të fatit, janë goditur disa raste në këtë fushë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste u arrestuan shtetasit:
R. G., 21 vjeç, banues në fshatin Velitërne, Maliq dhe G. E., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në celularët e tyre janë konstatuar faqe për vënien e basteve sportive;
K. M., 28 vjeç, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi në lokalin në pronësi të babait të tij, shtetasit M. M., u konstatua duke vënë baste sportive, në celularin e tij.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit, në kundërshtim me ligjin", për babanë e 28-vjeçarit, shtetasin M. M., 52 vjec, si dhe për shtetasin E. H., 29 vjec, banues në fshatin Orman, Maliq, pasi ushtronin të njëjtën veprimtari të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
LUSHNJË- Një 49-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Lushnje. Mësohet se pas një sherri ...
Foto ilustruese DURRËS- Një 48-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i ti...
Foto ilustruese FIER- Prokuroria e Fierit ka dënuar me 1 vit burg për "Shpërdorim detyre", Kryeinspektorin e Bashkisë Di...
Kroaci TIRANË- "Forbes" ka publikuar së fundmi një artikull në lidhje me ujrat e pastër në Europë për t&e...
Dron “Bayraktar” TIRANË- Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar fluturime natë...
Festivali i peshkatarëve POGRADEC-Sipërmarrësi i njohur i "Rozafës", Gjergj Luca ka qenë i pranishëm dje në Festivalin e...
Foto ilustruese SHKODËR- Detajhe të reja janë zbardhur në lidhje me të shtënat e regjistruar mbrëmjen e djeshme në ...
Droga TIRANË- Një 33-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur p...
Mehdi Malkaj TIRANË- Aktori i njohur Mehdi Malkaj ditën e djeshme ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër. Mësohet se ...
Foto ilustruese SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit...