Aktualitet

Dronët “Bayraktar” zhvillojnë me sukses fluturimet e para natën (FOTO)

Kjo stërvitje i pajis pilotët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të orientuar nga distanca, në mënyrë të sigurt këto mjete, në kushtet e errësirës. Trajnimi përfshin edhe përdorimin e pajisjeve për të vëzhguar natën si dhe sistemet e imazhit termik.

3 Gusht 2024, 10:03 Nga N.F
Dronët “Bayraktar” zhvillojnë me sukses fluturimet e para
Dron “Bayraktar”


TIRANË- Për herë të parë, dronët “Bayraktar” kanë zhvilluar fluturime natën. Ky lloj trajnimi ka si qëllim stërvitjen e pilotëve në kushte më të vështira, për t’u dhënë operatorëve mundësinë të përvetësojnë sa më mirë sistemin UAV të këtyre mjeteve fluturuese.

Kjo stërvitje i pajis pilotët me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të orientuar nga distanca, në mënyrë të sigurt këto mjete, në kushtet e errësirës. Trajnimi përfshin edhe përdorimin e pajisjeve për të vëzhguar natën si dhe sistemet e imazhit termik.

Pilotët dhe Operatorët e Ngarkesave u trajnuan gjithashtu për të interpretuar imazhet termike, të cilat janë thelbësore për identifikimin e objekteve.

Dronët Bayraktar iu shtuan flotës së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, si pjesë e modernizimit të mjeteve të saj, për të rritur kapacitetet, jo vetëm në operacionet e stërvitjet ushtarake, por edhe në mbështetje të operacioneve të emergjencave civile apo në monitorimin e territorit, për të ndihmuar me imazhe sa më të sakta institucionet e vendit.

dronët “bayraktar” fluturim

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2024, 08:44 N.F

“Barinjtë” e zjarreve

Foto ilustruese TIRANË- Zjarret në pyje janë një dukuri e zakonshme gjatë verës, kudo në botë (ku ka pyje masive) t...