Aktualitet

VIDEO-SKANDALI/ Drejtori i Policisë Rrugore dhunoi të riun, ende asnjë reagim nga AMP

Në videon skandaloze të publikuar në Dosja.al, shihet Qato që nxjerr nga makina të riun dhe e qëllon atë me shpullë, pa ju dridhur dora fare dhe pa menduar se po shkel ligjin dhe uniformën që mban veshur. 

2 Gusht 2024, 20:43 Nga I.A
VIDEO-SKANDALI/ Drejtori i Policisë Rrugore dhunoi të riun, ende
Altin Qato

THUMANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Altin Qato ka dhunuar një të ri pasditën e sotme në Thumanë, pas përfundimit të protestës së banorëve. Në videon skandaloze të publikuar në Dosja.al, shihet Qato që nxjerr nga makina të riun dhe e qëllon atë me shpullë, pa i'u dridhur dora fare dhe pa menduar se po shkel ligjin dhe uniformën që mban veshur. 

 

Pasi e qëllon të riun me shpullë në faqe, Qato urdhëron vartësit e tij që ta arrestojnë dhe ta shoqërojnë në komisariat të riun. Edhe pse aty të pranishëm, asnjë nga efektivët e tjerë të policisë nuk kanë dalë kundër urdhërave të shefit të tyre, në mënyrë që të shmangej dhuna ndaj qytetarit. 

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve pasdites së sotme, por deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për aktin e ndodhur. Por as Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk ka reaguar për këtë akt skandaloz të shefit të Policisë Rrugore Qato, ndërkohë që ky i fundit mban ende pozicionin drejtues, si të mos ketë ndodhur asgjë. 

altin qato altin qato dhunon te riun

Sondazh

Poll