Aktualitet

Protesta e banorëve në aksin Thumanë-Kashar/ Policia zhvendos protesuesit anash rrugës, zhbllokohet qarkullimi

Banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish ditën e sotme në orën 18:15, duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. 

2 Gusht 2024, 19:28 Nga S.B
Protesta e banorëve në aksin Thumanë-Kashar/ Policia zhvendos
pamje nga ngjarja

THUMANË- Aksi Thumanë-Kashar i cili u bllokua ditën e sotme nga banorët e zonës në kuadër të protestës së tyre, është liruar dhe qarkullimi i automjeteve vijon si normalisht. Vetëm pak minuta më parë policia ka arritur të largojë protestuesit nga rruga, duke i zhvendosur anash saj.

Banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish ditën e sotme në orën 18:15, duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re. Banorët kërkojnë nga institucionet që të marrin masa dhe tu krijohet aksesi, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër. Por deri më tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.


proteste aksi thumanë kashar

Sondazh

Poll