Aktualitet

Kishte shkuar si turist në Francë, 40-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë

Mediat vendase bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar është kapur në flagrancë nga policia duke shitur kokainë në parkingun e një McDonald’s në Vannes të Francës të martën e 30 korrikut.

2 Gusht 2024, 17:39 Nga E. D
Kishte shkuar si turist në Francë, 40-vjeçari shqiptar kapet
foto ilustruese

FRANCË- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë franceze. Mediat vendase bëjnë me dije se 40-vjeçari shqiptar është kapur në flagrancë nga policia duke shitur kokainë në parkingun e një McDonald’s në Vannes të Francës të martën e 30 korrikut. Gjithashtu ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte.

40-vjeçari është befasuar të martën e 30 korrikut nga një patrullë policie teksa po shiste kokainë në parkingun e McDonald’s, blerësve të kontaktuar në platformat e internetit. Në automjetin e tij policia gjeti 42 doza kokainë. 40-vjeçari mbërriti në Francë në mes të korrikut, me pretendimin për të kaluar pushimet.

I gjykuar sipas procedurës së paraqitjes për pranimin paraprak të fajit, ai u dënua me tetë muaj burg këtë të enjte më 1 gusht dhe menjëherë u burgos. Si masë shtesë i është ndaluar qëndrimi në Morbihan për një periudhë prej pesë vitesh, i janë sekuestruar nga gjykata automjeti, telefoni dhe 390 euro që kishte me vete.

kokaine policia franceze shqiptar

Sondazh

Poll