Aktualitet

Aksident në Orikum, 38-vjeçari përplas të miturin

2 Gusht 2024, 16:56 Nga I.A
Aksident në Orikum, 38-vjeçari përplas të miturin
Foto Ilustruese

ORIKUM- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum. Mësohet se një 38-vjeçar duke drejtuar automjetin tip 'BMW' ka përplasur një të mitur. Nga aksidenti, 12-vjeçari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak Sot, në Orikum, shtetasi E. H., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "BMW", ka aksidentuar një shtetas të mitur 12 vjeç, (këmbësor) i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Sondazh

Poll