Aktualitet

Armiku i përbetuar i Ervis Martinajt/ Momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë Leonard Duka mbërrin në Rinas (VIDEO)

Ai u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt 2023, pasi kërkohej për vrasjen e Santiago Malkos, të besuarit të Ervis Martinajt.

2 Gusht 2024, 16:16 Nga I.A
Armiku i përbetuar i Ervis Martinajt/ Momenti kur i shumëkërkuari
Leonard Duka

TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Leonard Duka ka mbërritur në Tiranë. Në pamjet e mëposhtme shihet se Duka, është i shoqëruar nga forca të shuma të policisë së rendit dhe RENEA-së, ka mbërritur në Tiranë. Ai u arrestua në Belgjikë më 14 shkurt 2023, pasi kërkohej për vrasjen e Santiago Malkos, të besuarit të Ervis Martinajt.

 

Njoftimi i Policisë:

Interpol Tirana kryen ekstradimin nga Belgjika në Shqipëri, të shtetasit të shumëkërkuar L. D. Drejtoria e Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bruksel dhe me strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, realizoi ekstradimin drejt vendit tonë, të shtetasit L. D. Shtetasi L. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Sigurimi i kushteve për vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi L. D. dhe 6 shtetas të tjerë janë autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur në vitin 2019, në rrugën “Xhanfize Keko”, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri, shtetasi S. M. Gjithashtu, shtetasi L. D., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka planifikuar vrasjen e shtetasve Er. Ma., Er. Mi. dhe të anëtarëve të tjerë të grupit të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon Zyrën e Interpol Bruksel, për bashkëpunimin, dhe njësitë e angazhuara në realizimin me sukses të operacionit të ekstradimit.

Duka një nga njerëzit më të kërkuar nga Policia shqiptare, u arrestua më 14 shkurt 2023 në Belgjikë. I zhdukur që prej datës 9 gusht të vitit 2022, Duka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. Të gjithë e dinin në Dubai, vend ku kanë gjetur strehë shumë të kërkuar të tjerë nga bota e krimit.

Por Leonard Duka u prangos në një provincë të Brukselit, nga ku edhe u ekstradua. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua pas informacioneve të skuadrës policore “Fast Albana”, që kishin zbuluar se Duka fshihej në një banesë private. Në bashkëpunim me Interpolin dhe homologët belgë, u arrit arrestimi i tij. Leonard Duka aktualisht po gjykohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, një nga njerëzit më të besuar të Ervis Martinajt.

leonard duka ervis martinaj

Sondazh

Poll