Aktualitet

"Territor i pastër"/ Kontrollet nga toka dhe nga ajri, asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi në Vaun e Dejës

Mësohet se policia ka vijuar kontrollet nga ajri dhe toka në lidhje me operacioni "Territor i pastër”, ku zbuloi disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.

2 Gusht 2024, 11:40 Nga N.F
"Territor i pastër"/ Kontrollet nga toka dhe nga ajri,
Droga

VAU I DEJËS- 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi janë asgjësuar përmes diegies pas një operacioni në Vaun e Dejës. Mësohet se policia ka vijuar kontrollet nga ajri dhe toka në lidhje me operacioni "Territor i pastër”, ku zbuloi disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Më tej bëhet me dije se droga u gjet në territorin e njësisë administrative Temal  ndërsa vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale  autorët. 

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/ Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet intensive nga toka dhe nga ajri, u kryen në zona me terren shumë të vështirë, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve  nga toka dhe nga ajri, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes, në terrene shumë të veshtira, janë goditur disa raste të kultivimit dhe të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjenden në territorin e njësisë administrative Temal dhe asgjësohen 8000 bimë kanabisi dhe 4810 fidanë kanabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.

 

vau i dejes droge asgjesim policia

Sondazh

Poll