2 Gusht 2024, 11:15
Nga N.F
KORÇË- Dy persona janë arrestuar në Korçë dhe 11 të tjerë janë proceduar për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 39-vjeçare është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ajo gjithashtu ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg.
Në pranga është vënë edhe një 51-vjeçar pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërkohë të proceduarit kanë kryer vepra të ndryshme nga kanosja dhe dhuna në familje.
Njoftimi i plotë:
Qarku Korçë/ Shërbimet e PKK Qafë Thanë kapën shtetasen e shpallur në kërkim Shpresa Allmuça, 39 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin E. A., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”. Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: ▪︎ A. H. 58 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, Korçë, pasi me vetëgjyqësi ka shfrytëzuar një sipërfaqe toke në pronësi të një 60-vjeçari; ▪︎ R. B., 44 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, pasi dyshohet se ka kanosur një 48-vjeçar, nëpërmjet celularit.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: ▪︎ M. M., banues në fshatin Leminot, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
R. K., 39 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. I., 45 vjeç, Xh. Sh., 30 vjeç dhe K. H., 27 vjeç, banues në fshatra të ndryshme në Maliq, pasi më datë 31.07.2024, në aksin “Korçë-Pogradec”, gjatë zhvillimit të protestës, kanë tentuar të bllokojnë rrugën, për të penguar kalimin e mjeteve të tjera.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: ▪︎ Sh. E., 50 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushëririt të tij;
▪︎ A. B., 54 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një 65-vjeçari.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: ▪︎ E. H., 26 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në aksin “Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar lehtë një 71-vjeçar;
▪︎ S. J., 32 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, automjetin tip “Chrysler” që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale. Pas përplasjes, shtetasja S. J. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet nga shërbimet e Policisë Rrugore. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
korce policia arrestim
Aktualitet
2 Gusht 2024, 11:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve gjatë 24 orëve t&e...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 11:08
r.ll
foto ilustruese
FIER- Katër persona janë arrestuar në Fier dhe një është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kan&eu...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 10:40
r.ll
gjyshja dhe babai i te miturit
BERAT- Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq Natasha Rombula dhe djalin e saj Armando Kuma...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 10:20
r.ll
foto ilustruese
FIER- Dy persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit nderkombëtar "Sundimi i ligjit", pasi ishin ...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 10:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur p&e...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 09:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 22-vjeçar është marrë me forcë në makinë nga tre persona, të cilët e k...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 09:43
N.F
Mevlan Kabo
TIRANË- Prof. Mevlan Kabo është ndarë nga jeta. Kabo ishte një ndër përfaqësuesit e denjë ...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 09:49
r.ll
pajtime fetahu
TIRANË- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është paqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme p&e...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 08:56
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Një 62-vjeçar nga Kosova është vënë në pranga nga autoritetet gjermane pasi ishte i shpal...
Aktualitet
2 Gusht 2024, 08:39
r.ll
dorian petoku
DUBAI- Ka marrë fund arratia për "mbretin e narkotikëve", shqiptarin Dorian Petoku. 35-vjeçari është vën...