Aktualitet

"Plumbi i Artë 2"/ Akuzohet për korrupsion, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu paraqitet në GJKKO për masën e sigurisë

Bashkë me Fetahun me 31 korrik, u arrestua edhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musa. 

2 Gusht 2024, 09:49 Nga r.ll
"Plumbi i Artë 2"/ Akuzohet për korrupsion, ish-gjyqtarja
pajtime fetahu

TIRANË- Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu është paqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për tu njohur me masën e sigurisë "arrest në shtëpi". 

Masa ndaj saj u ekzekutua në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë 2" dhe akuzohet për "korrupsion" dhe bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë. Bashkë me Fetahun me 31 korrik, u arrestua edhe zv-drejtori i burgut të Bradasheshit në Elbasan, Martin Musa. 

Ish-gjyqtarja Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut.

pajtime fetahu plumbi i arte 2

Sondazh

Poll