Aktualitet

"Sundimi i ligjit"/ Në kërkim për drogë, arrestohen dy persona në Fier (EMRAT)

Në pranga janë Ardis Caka, 22 vjeç, dhe Elton Duraj, 40 vjeç.

2 Gusht 2024, 10:20 Nga r.ll
"Sundimi i ligjit"/ Në kërkim për drogë,
foto ilustruese

FIER- Dy persona janë arrestuar në Fier në kuadër të operacionit nderkombëtar "Sundimi i ligjit", pasi ishin shpallur në kërkim për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" në bashkëpunim. 

Në pranga janë Ardis Caka, 22 vjeç, dhe Elton Duraj, 40 vjeç. Caka ishte dënuar me 6 vite burg nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë. Duraj ishte dënuar me 6 vjet burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Fier/Vijon megaoperacioni mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Të dënuar nga Gjykata e Apelit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier, në zbatim të planit të masave të megaoperacionit "Sundimi i ligjit", ka kapur dhe vënë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim nga DVP Fier, konkretisht:

-Adis Caka, 22 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 11 muaj e 23 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Elton Duraj, 40 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me 6 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 2 muaj e 17 ditë), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, merreshin me përpunimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ardis caka elton duraj

Sondazh

Poll