Politike

“Rrofsh sa malet Ilir Meta”, Presidenti debat të ashpër me Ylli Rakipin: Nuk ma marrin dot institucionin me kaçavida, ta

10 Dhjetor 2019, 19:38 Nga DOSJA
“Rrofsh sa malet Ilir Meta”, Presidenti debat të ashpër me

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka debatuar sot me gazetarin Ylli Rakipi, në lidhje me situatën pas tërmetit dhe se si dueht të reagonte Kreu i Shtetit.

Të ftuar në Syri televizion, Rakipi iu drejtua Metës duket thënë se ishte në krye të regjimit, ndërsa Presidenti e mohoi këtë gjë.

Ndëkohë debati ka vijuar dhe më tej ku tonet janë ngitur dhe Meta i ka përplasur disa herë tavolinën. 

Rakipi: Je në krye falso të këtij regjimi

Meta: E ke shumë gabim. Unë nuk jam në krye të regjimit, por të shtetit.

Rakipi: Merresh me Dvoranin

Meta: Nuk merrem me të por me mbrojtjen e Kushtetutës.

Rakipi: Po ku pyet ai për kushtetutën

Meta: Po po ai nuk pyet por unë e mbroj deri në fund Kushtetutën. Do ta mbroj me popullin shqiptar. E mira është që të gjithë të bëjnë punën e saj. Unë e kam të qartë se çfarë po ndodh në Shqipëri prej kohësh.

***

Meta: Presidenca nuk është as bashkia e Kavajës dhe as e Devollit që merret me kaçavida. Këtë ta kesh të qartë.

Rakipi: Ti po punon me mekanizmat e regjimit.

Meta: Unë nuk duhet të kisha ardhur në emision

Rakipi: Jo po të duash ti themi o Ilir Meta rrofsh sa malet.

Meta: Pra ti tani pranove që je pjesë e përgjegjësisë dhe ke nxitur opozitën që të largohej nga Kuvendi.

Rakipi: Jo unë se kam bërë, por ti do të jesh në krye të regjimit.

Meta: E ke bërë ndërsa unë jo, nuk i kam nxitur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike debat meta rakipi ilir meta ylli rakipi debat meta rakipi ilir meta ylli rakipi

Sondazh

Poll