Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin rrugor Levan-Kafaraj, makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi i mjetit (EMRI)

Sipas raportimeve një makinë tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

1 Gusht 2024, 21:08 Nga N.F
Aksident i rëndë në aksin rrugor Levan-Kafaraj, makina del nga
Aksidenti

LEVAN- Një aksident është regjistrur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në aksin rrugor Levan-Kafaraj, në Fier. Sipas raportimeve një makinë tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Pas aksidentit mjeti ka rënë në kanal. Fatkeqësisht drejtuesi i mjetit një Aurel Yzeiraj 34-vjeç nuk ka mundur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë;

Fier/ Informacion paraprak. Rreth orës 20:30, në fshatin Kafaraj, shtetasi A. Y., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, shtetasi A. Y., ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

aksident fier viktime aurel yzeiraj

Sondazh

Poll