Aktualitet

FOTO/ Merr flakë makina në Sarandë, ndërhynë menjëherë zjarrfikësja

Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, ku ka marrë zjarr një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa AA076YP me drejtues një pushues nga Korça.

1 Gusht 2024, 20:39 Nga E. D
FOTO/ Merr flakë makina në Sarandë, ndërhynë
pamje nga vendngjarja

SARANË- Një makinë ka marrë flakë në Sarandë pasditen e sotme dhe menjëherë ka ndërhyrë zjarrfikësja. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, ku ka marrë zjarr një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa AA076YP me drejtues një pushues nga Korça.

Megjithatë fillimisht është ndërhyrë me mjete rrethanore nga qytetarë të ndodhur aty pranë dhe më pas ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës i Sarandës, që ka arritur të shpëtojë automjetin nga djegia.

 

djeget makina ne sarande

Sondazh

Poll