Aktualitet

U kontrollohen telefonat pesë ish-punonjësve të RTSH-së, shkak kallëzimi i Pezës për prishje imazhi, Asociacioni i Gazetarëve ngre alarmin: Akt i rëndë, synon heshtjen

Kjo vjen si pasojë e një kallëzimi që Peza ka bërë për “prishje imazhi”.

1 Gusht 2024, 15:37 Nga S.B
U kontrollohen telefonat pesë ish-punonjësve të RTSH-së,
Alfred Peza

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka ngritur alarmin lidhur me një ngjarje të pazakontë mes Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar Alfred Peza, dhe pesë ish-punonjësve të tij. Sipas AGSH, ish-punonjësit janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar telefonat në polici.

Kjo vjen si pasojë e një kallëzimi që Peza ka bërë për “prishje imazhi”. AGSH thotë se ky akt është i rëndë dhe se synon frikësimin, intimidimin dhe heshtjen e ish-punonjësve nën sfondin kur këta të fundit, kanë folur hapur për shkarkimet masive dhe të padrejta të Alfred Pezës.

AGSH kërkon nga Policia e Shtetit që të ndërpresë këtë praktikë abuzive dhe të sqarojë menjëherë rrethant e ngjarjes. Ndërkohë i kërkon Pezës të tërhiqet nga këto praktika që synojnë frikësimin e ish-punonjësve të shkarkuar.

Reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë është tepër i alarmuar për veprimet e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar Alfred Peza dhe Policisë së Shtetit, në raport me të paktën 5 ish-punonjës të RTSH-së.

Ish-punonjësit kanë denoncuar se në dy ditët e fundit janë thirrur në Policinë e Tiranës, ku janë marrë në pyetje dhe u janë kontrolluar telefonat celularë për shkak të një kallëzimi të bërë nga Z.Peza për “prishje imazhi”.

Pyetja e punonjësve dhe kontrolli i aparateve celularë është një akt i rëndë që synon frikësimin, intimidimin dhe heshtjen e tyre nën sfondin kur këta të fundit, kanë folur hapur për shkarkimet masive dhe të padrejta të Alfred Pezës.

AGSH i kërkon në mënyrë urgjente Policisë së Shtetit që të ndërpresë këtë praktikë abuzive dhe të sqarojë menjëherë rrethant e ngjarjes.

AGSH kërkon nga z. Peza të tërhiqet në mënyrë të menjëhershme nga këto praktika që synojnë frikësimin e ish-punonjësve të shkarkuar.

Ne jemi duke e ndjekur nga afër këtë situatë dhe do të mbajmë të informuar edhe organizatat partnere ndërkombëtare.

alfred peza rtsh

Sondazh

Poll