Aktualitet

Katastrofë mjedisore në Vlorë/ Dhjetëra peshq e breshka të ngordhura në liqenin e Bestrovës, Inspektoriati i Peshkimit nis hetimet

Bëhet me dije se janë marrë mostra nga uji dhe zona përreth për të zbuluar se cili është shkaku i kësaj ngordhjeje në masë.

1 Gusht 2024, 13:06 Nga S.B
Katastrofë mjedisore në Vlorë/ Dhjetëra peshq e breshka
pamje nga ngjarja

VLORË- Më shumë se 1500 kg peshq dhe dhjetëra breshka janë raportuar të ngordhura në brigjet e liqenit të Bestrovës. Mësohet se shërbimi veterinar në Vlorë dhe Inspektoriati i Peshkimit ka nisur hetimet lidhur me këtë dukuri.

Bëhet me dije se janë marrë mostra nga uji dhe zona përreth për të zbuluar se cili është shkaku i kësaj ngordhjeje në masë. Banorët e zonës shprehen se kjo dukuri ndodh për herë të parë. 

Deri më tani dy janë dyshimet kryesore lidhur me ngjarjen, njëra është mungesa e oksigjenit dhe tjetra aludohet një helmim nga dora e njeriut. 

bestrove vlore peshq

Sondazh

Poll