Aktualitet

Megaoperacioni "Plumbi i Artë 2", SPAK ekzekuton 15 urdhëra-arresti! 6 vrasje të zbardhura

Po ashtu nga ky operacion janë zbardhur 6 vrasje kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit, Rrogozhinës dhe të Beratit.

1 Gusht 2024, 12:55 Nga I.A
Megaoperacioni "Plumbi i Artë 2", SPAK ekzekuton 15
SPAK

TIRANË- Megaoperacioni 'Plumbi i Artë 2' është finalizuar ditën e djeshme me ekzekutimin e 15 urdhëra-arresti. Mësohet se gjithsej nga GJKKO janë lëshuar 36 urdhëra-arresti, por nga këto, janë ekzekutuar vetëm 15 prej tyre. Po ashtu nga ky operacion janë zbardhur 6 vrasje kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit, Rrogozhinës dhe të Beratit.

Masat e arrestit janë lëshuar për:

1-Talo Çela,
2-Altin Kamami,
3-Rexhino Doci,
4-Arben Lamcja,
5-Arsen Mema,
6-Eljo Bitri,
7-Leam Rragami,
8-Elvis Daka alias Dragoviç,
9-Dorjan Dyli,
10-Matilda Hoxholli,
11-Denada Todi,
12-Flobenc Mecja,
13-Armis Stafa,
14-Maksim Koci,
15-Erzen Çopja,
16-Franc Çopja,
17-Hajdar Bako alias Çopja,
18-Mikael Qosja,
19-Martin Musaj,
20-Guri Biba,
21-Pajtime Fetahu,
22-Renato Masuku,
23-Leonardo Rragami.

Ky operacion është për të vënë në pranga persona me precedentë penal të mëparshëm të shpallur në kërkim për vrasje, trafikim droge dhe tentativë vrasje. Deri më tani nga SPAK janë lëshuar 36 urdhëra-arreste, nga të cilat disa janë ekzekutuar nga forcat e policisë operacionale. SPAK ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen, që po vijon akoma. 

plumbi i artë 2

Sondazh

Poll