Aktualitet

Përfundon protesta para bashkisë së Tiranës, zgjat më pak se një orë

Ndryshe nga herët e tjera kryebashkiaku Erion Veliaj u fut në zyrë pak para nisjes së tubimit.

1 Gusht 2024, 11:56 Nga r.ll
Përfundon protesta para bashkisë së Tiranës, zgjat më
protesta

TIRANË- Ka përfunduar protesta para bashkisë së Tiranës, ndërsa u lajmërua se javën e ardhshme do të mblidhen sërish aty në të njëjtën orë. 

Për shkak edhe të temperaturave të larta, protesta ka zgjatur më pak se një orë. Ndryshe nga herët e tjera kryebashkiaku Erion Veliaj u fut në zyrë pak para nisjes së tubimit. Ai zgjodhi rrugën mes ministrive dhe jo të futej nga hyrja e zakonshme e bashkisë. 

 Protesta e sotme u zhvillua pa incidente dhe përplasje, ndonëse më herët qytetarët hodhën vezë në drejtim të bashkisë. 

protesta para bashkise tirane 1 gusht 2024

Sondazh

Poll